Luleshtrydhet me pesticide/ Resuli për Report Tv: Situatë alarmante, produkti del në treg pa dalë rezultatet e analizave! Të ndryshohet ligji

5 Prill 2025, 17:48 | Përditesimi: 5 Prill 2025, 17:48

Presidenti i Urdhrit Veterinar, Ervin Resuli ngre alarmin për shëndetin e konsumatorëve, pas produkteve me pesticide që janë kapur në treg, ku rasti më i fundit ishin luleshtrydhet. Resuli thotë se duhet ndërruar ligji, pasi dispozitat aktuale nuk detyrojnë subjektet që ngarkesat me produkte t'i ndalojnë në pikat doganore deri në momentin e daljes së analizave kur merren monstra.

A.A/Shqiptarja.com