Luleshtrydhja e Frakullës shitet në tregjet europiane, fermerët rrisin prodhimin, afro 75 mijë kuintal në sezon

11 Mars 2023, 20:28

Frakulla e Fierit mund të quhet hambari i Myzeqesë, ku kultivohet 170 hektarë me luleshtrydhe. Këtë vit prodhimi është më i lartë e cilësor se vitet e tjera dhe 85 % eksportohet në Itali, Rumani, Poloni e Çeki.