Luljeta Bozo në një rrëfim ndryshe, flet për prioritetet pas zgjedhjeve: Do përmirësoj gjendjen e pensionistëve

17 Mars 2021, 09:00 | Përditesimi i fundit: 2021-03-17 09:41:14

Luljeta Bozo, profesoresha e nderuar në fushën e inxhinierisë, e cila luajti një rol të rëndësishëm gjatë periudhës së vështirë pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, tashmë një nga kandidatet e PS për deputete në qarkun e Tiranës, vjen me një rrëfim ndryshe për jetën e saj dhe për prioritetet pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm një video të Bozos, e cila teksa bën një prezantim të shkurtër të vetes, flet edhe për ambicien e saj si deputete e ardhshme, ku thotë se një prej prioriteteve është përmirësimi i gjendjes së pensionistëve që ata ta ndiejnë veten të dobishëm. Një tjetër prioritet për Bozon është dhe zhvillimi i kërkimit shkencor, bashkangjitur me arsimin e lartë.

Për moshën që kam them se kam akoma për të përmirësuar gjendjen e pensionistëve dhe për ti aktivizuar në disa probleme shoqërore ku  do ta ndiejnë veten shumë mirë dhe shumë të dobishëm për shoqërinë. Fusha e dytë që kam prioritet është fusha e kërkimit shkencor kjo do të jetë  e bashkangjitur me zhvillimin e arsmimit të lartë se smund të zhvillohet arsimi pa kërkim shkencor”, tha Bozo.

Ndërsa flet për fillimet e saj, Bozo tregon se për shkak të rezultateve të mira me të cilat është diplomuar në Inxhinieri Ndërtimi e mbajtën në universitet ku punon prej 56 vitesh pa ndërprerje. Gjatë karrierës së saj e deri më tani ajo ka botuar 35 libra.

“Gjënë më të shtrenjtë kam kohën se po të iku koha nuk rikuperohet. Në 1965 mbarova studimin në fakultetin e inxhinierisë, u diplomova dhe duke qenë se isha me rezultate të mira më mbajtën në universitet. Kam 56 vjet që punoj pa ndërprerje. Librin e parë  e kam nxjerrë në 75 ‘. Deri më sot janë bërë gati 35 libra të botuar. Çohem shumë herët në 4 e gjysmë ose 5. Bëj një ecje ky 5 km është regjimi ditor i ushtarit”, tha ajo.