Pas Çomos, Luljeta Bozo kandidate për deputete të PS! Rama: Një stërgjyshe që të na tërheq veshin! Inxhinierja: Do bëj më të mirën (VIDEO)

TIRANË- Dy gra të shkencës, shtyllat më të rëndësishme të dy momenteve më të vështira që po kalon vendi ynë, mirëpresin angazhimin e tyre në Partinë Socialiste, për të sjellë përvojën e tyre në politikbërje.

Pas Najada Çomos, shefes së Infektivit, spitalit të parë COVID, kryeministri Edi Rama i bëri ftesë për të kandidatuar si deputete nën siglën e Partisë Socialiste, inxhinieres Luljeta Bozo, një nga figurat më të dashura në momentin tragjik kur Shqipëria u përball me tërmetin e 26 nëntorit.

Rama tha se e pati të vështirë, por ia doli t’i mbushë mendjen.  Duke mos lënë pas vigjilencën si inxhiniere, Bozo tha se qeveria e ka marrë në dorë situatën e krijuar pas trmetit, por nuk la pas batutat me kreun e qeverisë që e "kritikoi" për fjalimet e gjata.

Me rreth 54 vite pune, Bozo është simbol i përpjekjes solidare të shqiptarëve për të qenë bashkë në momente të vështira, e vlerësuar në 2001-shin nga  Universiteti i Biografive në Cambridge gruaja ndërkombëtare e vitit, një nga shkencëtaret më të mira, me 35 libra në karrierën akademike dhe udhëheqëse e 12 doktorë shkencash e qindra studentësh.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:52
Rama e prezantoi si kandidate për deputete, Luljeta Bozo: Do bëj më të mirë për këtë popull që ka vuajtur shumë

1614939315_Screenshot1.jpg

Pasi u prezantua zyrtarisht nga kryeministri Edi Rama si kandidate e PS-së në 25 prill, ajo premtoi se do të bënte më të mirë e mundshme.

"Do bëj më të mirë, do përpiqemi sa të kemi fuqi për të bërë për popullin tonë që ka qenë gjithnjë i vuajtur, por që do të bëjmë më të mirën".  

Ora 10:44
Rama prezanton Luljeta Bozon: Një stërgjyshe pjesë e PS që të na tërheq veshin, por jo aq sa të na e këpusë! U mendua të na thoshte 'po' (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar zyrtarisht Luljeta Bozon si kandidate e PS-së në zgjedhjet e 25 prillit. "Një stërgjyshe në listat e PS për të na tërhequr veshin", tha Rama i cili zbuloi se nuk e kishte të thjeshtë që t'ia mbushte mendje, por jo dhe aq të vështirë.

"Dua ta ndaj dhe me ata që na ndjekin që ti u tregove zemërgjerë dhe pasi u mendove nuk the jo për të qenë pjesë e skuadrës sonë në 25 prill, ku me kënaqësinë dhe nderin më të madh dhe forcës politilke ne do kemi përfaqësues të një shtrese të gjerë që janë gjyshërit dhe gjyshet dhe një përfaqësues kaq të denjë dhe që nga maja e eksperiencës së vet dhe integritet të vetë, por edhe e eksperiencën jo vetëm si inxhiniere, si nën, gjyshe dhe stërgjyshe të jesh një ndihmë e madhe për të na shkulur veshin me kujdes që të mos na e këpusësh, por që ne të jemi gjithmonë të fokusuar. Luljeta është simbol i gjithë përpjekjes solidare të shqiptarëve që u bën bashkë në ato momente të tmerrshme dhe mishërimi i asaj ambicies sime dhe i dëshirës së madhe që skuadra jonë, përfaqësuesit tanë, njerëzit që flasin në emër të njerëzve të jenë në sinkron me ta dhe për herë të parë do të kenë një emër të tyre dhe ju kam thënë që deputeti që duam nuk është mosha të reja. Kërkoi kohë për t'u menduar, nuk na e bëri plotësisht të të vështirë", tha Rama.

Ora 10:40
Rama për inxhinieren Luljeta Bozo: Shqiptarët të njohën në momente të vështira, je në kohën dhe vendin e duhur

1614937164_Screenshot13.jpg

Kryeministri Edi Rama ka folur me superlativa për inxhinieren Luljeta Bozo, gjatë prezantimit të saj teksa po fliste për programin e Rindërtimit.

"Më lejoni që të ftojë dikë që me sigurisht që do ta njihni. E keni njohur në një momentet vështirë, kur ra tërmeti. Kur shpërndaheshin lajme të rreme për tërmetin që do të binte në orën filan e filan, nga ata të cilët shpifnin. Qytetarët kishin nevojë për zërin e dikujt që ju lehtësonte dhe ju qetësonte nga maja e një jete të gjatë profesionale. E një integritet të pacenueshëm moral në profesion. Një eksperiencë e gjatë si nënë dhe si gjyshe. Dua që Luljeta Bozo të jetë këtu me mua. Që Luljeta Bozo të mund të përcjellë idenë se ne kemi bërë shumë , por jo aq sa është mjaftueshëm për të thënë; oh sa mirë. Kjo vjen dhe për PS. Kjo vlen për përpjekjet tona. Luljeta të falënderoj shumë për mundimin dhe ne sot jemi këtu për të bërë një përmbledhje të adresimit të plagëve të rënda që hapi tërmeti. Besoj për të gjitha këto arsye, vlen dhe për ato arsye që ne ti shpjeguam. Je njeriu i duhur, në kohën dhe vendin e duhur. Jo vetëm për ato momente kur u bërë një nënë, motër, gjyshe e dashur për qytetarët. Por dhe në pjesën pas, pasi ndihma jote ka vazhduar dhe ka qenë e vyer”, tha Rama.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Like: 06/03/2021 06:26

    Perzgjedhje shume e mire per nje kandidate. Zonje gruaje Luljeta Bozo. Shpresoj se populli do te zgjedh pa probleme deputete sepse Ju e meriton me shume nga gjithe ata injorantet qe kan zaptuar Shqiperine per 30 vjet

    Përgjigju
  • Akrepi: 05/03/2021 20:08

    Jane dy intelektuale qe i bejne nder parlamentit , me prezencen dhe antaresine e tyre ne parlamentin ton . Mirpo , jane dy zonja te njohura per inteligjencen dhe intelektualitetin e tyre , dy profesioniste te nderuara e te respektuara , te cilat duhet nderuar e respektuar , ashtu sic jan . Vem re rregullisht se politika s'njeh kufi morali e dinjiteti , gje e cila bie ndesh me moralin dhe dinjitetit e dy zonjave --ne rast fitoreje -- te mandatit te deputetit . Pra , ose deputetet , do ti permbahen ca rregullave --se paku , shoqerore -- te mos silleni e flisni , me fjalorin me vulgar , si ngjer me sot ; Ne te kundert zonjat , por edhe ndonje tjeter --i seres se tyre -- nese do mandatohet , do tju lene certifikaten ne tavoline , sigura , edhe me mungesen e pershendeties , do te largohen ne shtepite e tyre . Kjo ngjarie nese do te ndodh , do te thot se : Shqiperia s'behet .

    Përgjigju
  • Arbëri: 05/03/2021 17:45

    Rinia në ekzil penzionistët në politik dhe parlament, ky është atëdheu ynë që e duan aq shumë...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!