Lulzim Basha heq çështjen e pronave nga programi 24 orë pas premtimit dhe ndjesës publike, në marrëveshjen me LSI përfshihen vetëm tokat e komuniteteve fetare

2 Mars 2021, 13:30

Ndërsa ‘suksesi’ i vetëm në çështjen e kthimit të pronave, të qeverive të Partisë Demokratike, me në krye gjithnjë Sali Berishën, është ‘rrëmbimi’ i ish-Kompleksit Partizani në Tiranë për familjen e tij, Lulzim Basha, 55 ditë para zgjedhjeve parlamentare, para provës së tij të dytë për të ardhur në pushtet, ka kërkuar ndjesë në emër të PD-së, për vendimet e vonuara për çështjet e pronave. “Këtë ndjesë natyrisht e kemi shoqëruar me gatishmërinë tonë për të hedhur të gjitha hapat e nevojshëm politikë dhe pas 25 prillit ligjor dhe financiar për të korrigjuar dhe zgjidhur problemet e shkaktuar gjatë këtyre viteve dhe të akumuluara e të shumëfishuara gjatë qeverisjes së padrejtë dhe grabitqare të këtyre tetë viteve”, tha Basha këtë të diel, ndërsa u përbetuar se do ta shfuqizojë ligjin aktual të pronave.

Një ditë pas ndjesës dhe premtimit, Lulzim Basha firmosi një marrëveshje me 13 pika me kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, për vijimin e koalicionit paszgjedhor. Duket e pabesueshme, por përmes marrëveshjes, Basha ka tërhequr brenda 24 orëve pretimin për çështjen e pronave, rrjedhimisht edhe ndjesën me natyrë hipokrite. Në përmbajtjen e paktit të firmosur me kryemadhin, siç duket nga dokumenti, jo vetëm që është zhdukur adresimi i çështjes së pronave, por në pikën e fundit, është përcaktuar angazhimi vetëm për kthimin e pronave të komuniteteve fetare.

Një gafë e zakonshme apo një tallje e madhe me ish-pronarët siç ka bërë partia e tij për 30 vjet, kjo mbetet për t’u parë, por ajo që duket qartë është se, 24 orë pas faljes publike dhe premtimit, Basha ka hequr nga prioritetet e tij pas 25 prillit çështjen e pronave, duke e kufizuar vetëm në kthimin e pronave për komunitetet fetare, madje edhe këtë duke e renditur në fund të prioriteteve. Duke iu referuar marrëveshjes me LSI-së, Partia Demokratike me në krye Lulzim Bashës heq për herë të parë nga programi çështjen e pronave.

Në këtë çështje, Basha ka tejkaluar edhe paraardhësin e tij Sali Berisha, i cili formalisht e mbante në program kthimin dhe kompensimin e pronave, ndonëse i shihte ish-pronarët vetëm si mundësi për të mbushur thesin e votave elektorale dhe për t’u tjetërsuar pronat kur të ishte në pushtet, siç bëri edhe me pronën e Esat Pirës në Laprakë, mbi të cilën ka ngritur kullat e familjes biologjike,