Lulzim Basha takim me strukturat e PD në Durrës: Ky rezultat nuk do të pranohet kurrë!

11 Maj 2021, 11:11 | Përditesimi i fundit: 2021-05-11 15:48:19

Pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me strukturat e PD-së në Durrës.

Basha tha nga Durrësi se nuk do të ndalin në asnjë çast punën për të sjellë ndryshimin, për të cilin sipas tij vendi ka nevojë. Më tej Basha tha se wshtw i përkushtuar ndaj gjithë angazhimeve tw tyre dhe se sot më shumë se kurrë dhe nuk do rreshtin së luftuari për qytetarët shqiptarë derisa ti përmbushin ato.

Basha ka nënvizuar sërish se 25 prilli është një masakër elektorale dhe se vullneti i zgjedhësve sipas tij është tjetërsuar nga krimi i organizuar. Po ashtu Basha tha se ky rezultat i zgjedhjeve nuk do të njihet kurrë dhe për kë mendon se 25 prilli është mbarimi i betejës e ka gabim, pasi beteja do të vazhdojë deri në përmbysjen e regjimit.

‘Ne jemi nisur për t’i çuar shqiptarët drejt një të ardhmeje më të mirë. 25  prilli është një masakër elektorale ku vullneti i  zgjedhësve u tjetërsua nga krimi i organizuar, shitblerja e votës dhe shkrirja e shtetit me partinë dhe shkrirja e partisë me shtetin.  Është e qartë si ky diell që shndrin që ky rezultat nuk do të njihet kurrë dhe për kë mendon se 25 prilli është mbarimi i betejës tonë për t’u siguruar durrsakëve dhe të gjithë shqiptarëve të ardhmen që meritojnë në vend të masakrës mbi demokracinë, mbi familjet e tyre, mbi bizneset e tyre, mbi të  ardhëm e tyre e ka gabim. Beteja jonë vazhdon dhe do të vazhdoje deri në përmbysjen e regjimit Rama-Doshi.  Prej më shumë se një viti i kemi vënë në dispozicion institucioneve ndërkombëtare, institucioneve të drejtësisë së re, fakte konkrete mbi të gjithë dhunimet dhe krimet zgjedhore të Partisë Socialistë, të Edi Ramës, të kupolës drejtuese dhe faktorëve të krimit të organizuar. Mbi 180 kallëzime të tilla janë depozituar në SPAK dhe prokuroritë anë e mbanë vendit.  Por ne do të dokumentojmë deri në fund provat e masakrës elektorale dhe do ta vazhdojmë betejën tonë në çdo hapësirë me çdo mundësi, me të gjitha forcat dhe mjetet tona. Një gjë është e sigurt. Fundi i kësaj beteje është një dhe vetëm një, përmbysja e këtij regjimi dhe vazhdimi i betejës tonë për ta çuar Shqipërinë dhe shqiptarët drejt së ardhmes që meritojnë. Shqipëria nuk është e regjimit Rama-Doshi, kjo është Shqipëria jonë, kjo është Shqipëria juaj e  qindra mijëra shqiptarëve që na ndoqën dhe na besuan me votën  e tyre.’- tha Basha.