Lushnjë, 800 banorë pa shërbim mjekësor në Kamçisht! Infermierja doli në pension, nuk gjendet zëvendësues

11 Tetor 2023, 16:28

Prej 6 muajsh është mbyllur qendra shëndetësore e fshatit Kamçisht në Lushnje dhe rreth 800 banorë kanë mbetur pa shërbim mjekësor. Infermierja ka dalë në pension, ndërsa institucionet e shëndetësisë nuk gjejnë zëvendësuese, pasi asnjë infermiere e re nuk aplikon për punë në këtë fshat.