Lushnje/ Babë e bir kthyen banesën në bazë droge, kapen duke e përpunuar! Kishin bërë gati 420 doza heroinë e 77 kokainë

25 Maj, 11:32 | Përditesimi i fundit: 2024-05-25 11:41:14

Babë e bir janë arrestuar në Lushnje pasi akuzohen se e kishin kthyer shtëpinë në një bazë për përpunimin dhe përgatitjen e dozave të drogave të forta të cilat më pas shiteshin në afërsi të shkollave, në lokale dhe ambiente të ndryshme.

Policia informon se janë sekuestruar në banesën e tyre 420 doza heroine, 77 doza kokaine, një sasi lënde e dyshuar si përzierës i lëndëve narkotike, 2 peshore elektronike, vlerë monetare që dyshohet të jetë përfituar nga kjo veprimtari kriminale dhe 3 celularë.