Lushnjë/ ‘Benzi’ përplaset me automjetin e tonazhit të rëndë, transportohen në spital 13-vjeçari dhe e ëma

7 Mars, 20:00

- Një aksident ka ndodhur në rrugën nacionale Lushnje - Berat, në afërsi të fshatit Kasht-Bardhë, ku janë përplasur një automjet tip "Benz" dhe një automjet i tonazhit të rëndë. 

Nga aksidenti janë lënduar personat që udhëtonin në "Benz". Report Tv mëson se sshtë transportuar në spitalin e Lushnjës një 13-vjeçar dhe e ëma, ndërsa drejtuesi i këtij mjetit i identifikuar si Nikollaq Biti është në gjendje të mirë shëndetësore. 

Policia ndodhet në vendngjarje duke disiplinuar trafikun dhe po kryen veprimet e para proceduriale.