Lushnjë/ Zjarri përfshin fshatin Lekaj, digjen 5 hektarë me shkurre dhe pisha! Terreni vështirëson lëvizjen e mjeteve

12 Gusht, 21:58

Zjarri ka përfshirë mbrëmjen e sotme edhe fshatin Lekaj të njësisë Administrative Hyzgjokaj në Lushnjë. Në vendngjarje janë zjarrfikësit, banorët si dhe kryetarja e bashkisë Lushnjë, Eriselda Sefa.