Kurorëzimi i Mbretit të Anglisë, po ndiqet përmes një ceremonie të veçantë edhe në Tiranë, organizuar nga ambasada britanike. Në fjalën e tij, ambasadori Alastair King-Smith, vlerësoi figurën e mbretit Karl III si edhe rolin e Monarkisë në Mbretërinë e Bashkuar.
“Monarkia ka të bëjë me vazhdimësinë dhe stabilitetit. Koha ka ndryshuar. Mbreti është vital jo vetëm për Britaninë. Shihet si një figurë qe ngrihet mbi partitë e na bën bashkë. 54 vende në bote, janë duke parë këtë proces. Kurorëzimi nuk ka të bëjë vetëm me traditën. Mbrojtësi i feve është quajtur Mbreti Karl, ai ka theksuar se është mbrojtës i të gjitha feve, dhe është nder për ne që sot këtu në Ambasadë kemi përfaqësues të të gjitha feve. Është e rëndësishme të reflektojmë. Mbreti i ri ka shfaqur dashamirësi në të gjithë Botën, ka qenë avokat për cështje mjedisore, ka ndihmuar persona me aftësi të kufizuara. Ka provuar se do të jetë një mbret i denjë. Kam patur fatin ta takoj, dhe të jem pjesë e bujarisë së tij. Pasioni i Mbretit është të ndihmojë njerëzit më të dobët. Sot do shohim edhe Mbretëreshën, edhe ajo ka peshën e përgjegjësisë për të qëndruar në nivele të larta, si Elisabeta II.”-u shpreh ndër të tjera ai.
Ai foli edhe për marrëdhëniet me Shqipërinë.
“Siç më keni dëgjuar prej ditës të parë të ardhjes time këtu, ne jemi të vendosur të vijojmë thellimin e marrdhënieve me Shqipërinë. Kryeministri Edi Rama si i ftuar i qeverisë angleze në mars na dha mundësinë e çuarjes të marrëdhënieve në një tjetër nivel. Marrëdhëniet tregrare po pësojnë rritje dhe në funksion të kësaj kemi hapur Dhomën Britanike të Tregëtisë në Shqipëri”, deklaroi ambasadori Alastair King-Smith.