Mafiozit të Camorras i konfiskohen 5 apartamente e 7 garazhe në Durrës! Prokuroria kërkon 6 vite burg për Ferdinando Muollo

6 Korrik 2023, 17:14

Prokuroria e Durrësit konfiskon pasuritë e italianit të Camorras Ferdinando Muollo dhe kërkoi 6 vite burg për akuzën e pastrimi të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale. Gjatë gjykimit, rezultoi plotësisht e provuar se i pandehuri Muollo e ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet. Më konkretisht, atij i konfiskohen në Durrës 5 apartamente, 7 garazhe, 1 automjet tip “Daimler Chrysler” dhe 1 llogari bankare me vlerë të ulët në euro.