Maji i zi, 5 të vdekur në punë! 28-vjeçari bie nga kati i 7-të i pallatit në Tiranë teksa ngjiste kovat me llaç dhe humb jetën (EMRI+VIDEO)

27 Maj, 12:28 | Përditesimi i fundit: 2024-05-27 20:47:05

Një tjetër i ri punëtor ndërtimi humbi jetën pasi ra nga kati i 7-të i pallatit në ndërtim në rrugën ‘Aleksandër Mojsiu’ në Tiranë. Nga një vëzhgim rezulton se pallati është pa rrjetë mbrojtëse dhe pa skela. 5 persona, mes tyre 4 të rinj 20 vjeçarë humbën jetën në aksidente në punë brenda këtij muaji, 3 prej tyre në ndërtim, një në minierë e një tjetër në gurore.