Makina bie nga Ura e Vërtopit, përfundon në Osum! Plagoset 28-vjeçarja, dërgohet te Trauma në Tiranë

9 Maj 2021, 16:34

#reportTV #lajmeshqip #lajme

Një makinë tip Audi ka dalë nga rruga duke rënë nga ura nga një lartësi e konsiderueshme. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Berat - Poliçan, ku mjeti tip Audi, me targa AA 723 LK, që drejtohej nga një 28-vjeçare është rrëzuar nga Ura e Vërtopit dhe ka përfunduar disa metra poshtë në zhavorrin e lumit Osum, ku fatmirësisht lumi nuk ka pasur prurje. Nga pamjet e siguruara në vendin e ngjarjes, makina është shkatërruar totalisht, ndërsa drejtuesja e mjetit është plagosur dhe është dërguar në spital.Fatmirësisht lumi nga ka pasur prurje, ndërsa 28-vjeçares Anxhela Ibra, banuese në Poliçan, është plagosur dhe po transportohet për në Spitalin e Traumës Tiranë, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.