Makina del nga rruga në aksin Levan-Tepelenë, lëndohet drejtuesja

22 Korrik 2023, 10:18

Një shtetase është plagosur këtë të shtunë si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në aksin Levan-Tepelenë.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Kafaraj.

Mësohet se në drejtimi e mjetit ka qenë një grua e cila menjëherë pas aksidentit është dërguar në spitalin e Fieri.