Makina e djegur pas atentatit në Vlorë, brenda u gjetën dhe armë! FNSH 'po kreh' Sevasterin

10 Shtator 2023, 00:10

Report Tv sjell pamje të makinës që u gjet e djegur në fshatin Kotë të Vlorës pak minuta pas atentatit që tronditi mbrëmjen e sotme qytetin bregdetar.Dyshohet se makina u përket autorëve që ekzekutuan Laert Kekën dhe se brenda janë gjetur armë të cilat dyshohen se janë përdorur në vrasje.FNSH po kreh zonën në Sevaster informon gazetari i Report Tv, Armand Xhelili