Makina përfundoi në humnerë në Vlorë, ARRSH vendos barrierat

19 Prill 2023, 17:31

5 ditë pas aksidentit me dy të plagosur në rrugën e Lumit të Vlorës barrierat anësore të rrugës në fshatin Brataj janë vendosur tashmë. Barrierat në rrugë nuk kanë mbajtur asgjë dhe janë shkatërruar menjëherë duke mos garantuar aspak sigurinë e 2 personave fatkeq në makinë të cilat përfunduan në humnerë.