Makina përplaset me skrepin në autostradën Fier-Vlorë, humb jetën shefi i Krimeve në Vlorë! Mjetit të rëndë i mungonte sinjalistika përkatëse, plagoset shoferi

16 Nëntor, 20:53 | Përditesimi: 16 Nëntor, 20:53

Viktima është Ermal Lulaj, i cili shërbente si shef i Krimeve në Vlorë. Aksidenti ndodhi në afërsi të Novoselës, ku makina e tij tip ‘Toyota’ u përplas me një skrep që ndodhej në lëvizje. Dyshohet se automjeti i rëndë ka qenë pa sinjalistikë në pjesën e pasme.

K.C/Shqiptarja.com