Makina përplasi për vdekje 10-vjeçarin në Kakavijë/ Dëshmitarja: Na vdiq fëmija në duar!

16 Gusht 2020, 14:10

Kjo qytetare ka qenë e pranishme në momentin tragjik, atëherë kur fëmija 10-vjeçar u përplas për vdekje nga ambulanca. Ajo kërkon një zgjidhje urgjente të situatës në kufi, madje shprehet se është e gatshme edhe të paguajë për tamponin, por që të bëhet në kufi, e jo të kthehet mbrapsht se kështu humb shumë kohë.

"Bëni thirrje dikujt që të vij këtu, jemi populli shqiptar, unë jetoj 29 vite në Greqi. Të sjellë Edi Rama këtu tamponët. t'i bëjmë dhe të ikim. Kam që të enjten në darkë këtu në orën 12 të natës. Na vdiq fëmija në duar,(i referohet aksidentit në Kakavijë) i bëjmë thirrje Ramës të sjellë shëndetësinë dhe të bëjmë tamponët këtu, jetojmë në Greqi, kemi fëmijë. Erdha për pasaporta", tha ajo.

I të njëjtin mendim ka qenë edhe një tjetër qyteyarë, pra që shkohet në kufi e t'u bëhet testi, edhe kundrejt një shume të caktuar.

"Paguajmë edhe 150 ero që të bëjmë tamponë. T'i paguajmë dhe të ikim", tha një tjetër qytetar.

    No videos found.