Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Bularat të Gjirokastrës, ku një fëmijë 10 vjeçar ka humbur jetën duke u përplasur për vdekje  nga një ambulancë. Fëmija nga Lezha po qëndronte në radhë prej ditësh me familjen e tij në pritje për të kaluar pikën kufitare, por që fatkeqësisht i ka dalë para ambulancë duke humbur jetën në vendin e ngjarjes.

Shkak i aksidenti ka qenë shpejtësia e ambulancës, që në fakt po transportonte nga Kakavija në drejtim të spitalit rajonal Gjirokastër një grua që kishte probleme shëndetësore.

Në atë moment fëmija i ka ikur nga dora të ëmës që po prisnin në radhë të bllokuar pranë mjetit të tyre dhe ka dalë para ambulancës. Përplasja ka qenë tepër e fortë duke i marrë jetën 10-vjeçarit S.N.

I mituri ka marrë plagë të shumta duke humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa rrugët u 'lanë' me gjakun e të miturit.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të kthesës së Bularatit në orën 10:30. Familja nga Lezha kishte që mbrëmjen e djeshme që priste në radhë për të kaluar pikën kufitare të Kakavijës.

Ngjarjen tragjike e kanë parë dhe qytetarët që kanë qenë duke pritur në rrugë, ndërsa gjendje e nënëns së të mitur është e rëndë në spital. Asaj i ka rënë të fikët pas përplasjes së fëmijës para syve të saj dhe është dërguar menjëherë në spital.

Nga videon e siguruara nga Report Tv shihet se përplasja ka qenë e fortë, ku ambulanca ka shumë dëmtime në pjesën e përparme, ndërsa në vendin e ngjarjes shihen njollat e gjakut të të miturit.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e ambulancës, ndërsa në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:50
U përplas nga ambulanca në Kakavijë/ Mësuesja dedikim prekës për 10-vjeçarin, zbulon detajin e dhimbshëm

Mësuesja e Samuel Ndojit, 10-vjeçari i cili u përplas për vdekje nga ambulanca në Kakavijë, teksa po priste në radhë për të kaluar kufirin drejt Greqi, i ka bërë një dedikim prekës të voglit. Ajo ka zbuluar një detaj të dhimbshëm, ku ai pak ditë më parë kishte festuar ditëlindjen.

"10 vjeçari nga Kallmeti i Frang Bardhit, martir i Ditës së Shtegtarëve, në shtegtimin e tij drejt ëndrres së vrarë në Kakavijë

E trishtë Dita e Shtegtarëve për Lezhën dhe lezhjanet, pasi pikërisht në këtë ditë u "martirizua" në radhet e emigrantëve në Kakavjë, vogëlushi 10- vjeçar nga Kallemti i Lezhës. (Duke u kërkuar ndjesë familjarëve për përdorimin e fotove nga profilet e tyre sociale).

Ky është S.Nik Ndoj, i cili vetëm pak ditë më parë mbushi 10 vjeç, që së bashku me prindërit dhe vëllain po shtegtonin në Greqi, por ëndrra e tij u pre në mes si pasojë e një aksidenti të ndodhur pikërisht në radhet kilometrike të shtegtarëve të përvuajtuar në Kakavijë. Siç u mësua nga mediat që raportuan nga vendi i ngjarjes, ndarja tragjike nga jeta e këtij ëngjëlli, erdhi nga përplasja e një autoambulanca, mjet i cili ka mision për të shpëtuar jetë dhe jo për të marrë jetë.

Zemra e tij pushoi së rrahuri në këtë rrugë ku prindërit e tij dhe me mijra shqiptarë kanë shtegtuar në këto 30 vite në kërkim të ëndrres së tyre të vrarë. Kjo tragjedi jo vetëm për familjen, por edhe për ne të gjithë është e papërballueshme në një kohë të tillë, kur jemi "të vrarë" psikologjikisht dhe nga pandemia, pasi të ndodhur në "udhëkryq", nuk e dimë se nga vdekja po na vjen.

Data shënon 15 gusht dhe Lezha e Besëlidhjes që në vitin 2006 e ka pagëzuar me emrin “Dita e Shtegtarëve”. Një ditë simbol në respekt të emigrantëve,të gjithë atyre qytetarëve, familjarëve, të rinjve e të rejave, të cilët sakrifikuan jetën dhe rininë e tyre duke lënë vatrat dhe familjet në kërkim të një ëndrre të re.

Që në vitin 2006 është vendosur në qender të qytetit , obelisku i shtegtarëve, mbi të cilin është gdhendur një mesazh kuptimplotë “Mirënjohje, respekt dhe dashuri ndaj atyre që shtegtuan me vdekjen në kërkim të ëndrrës së vrarë të një kombi”. Vogëlushit kallmetor gjatë shtegtimit me familjen e tij, ëndrrat ju prenë në mes pikërisht në këtë 15 gusht 2020 ku me mijra emigrantë po përballen me radhët e gjata në Kakavijë. SAMUEL, u prehsh në paqe! Shën Eufemija e Kallmetit të ndriçoftë shtegtimin tënd në rrugen e Parajses", shkruan ajo.

Ora 17:31
FOTO/ Ky është 10-vjeçari që u përplas për vdekje në Kakavijë! Kishte ardhur me pushime në vendlindje

1597505544_10vjecaringalezha002.jpg

Samuel Ndoj

Ky është Samuel Ndoj, 10-vjeçari i cili u aksidentua për vdekje nga ambulanca në Kakavijë, teksa ishte në pritje për të kaluar kufirin drejt Greqisë. 10-vjeçari është nga fshati Kallmet i Lezhës. Mësohet se familja e tij jetonte prej vitesh në shtetin fqinj, ndërsa kishin ardhur për pushime në vendlindje ku kanë qëndruar për disa ditë.