Malaj: Subvencione direkte fermerëve dhe rimbursim të TVSH-së, nga shtatori 118 mln euro do të vijnë nga IPARD3

30 Janar, 13:39 | Përditesimi: 30 Janar, 13:39

Ministri i Financave, Petrit Malaj deklaroi sot se në muajin shtator do të nisë projekti IPARD 3 ku janë edhe 118 milionë euro të tjera për sektorin e bujqësisë. Ai renditi skemën e granteve ku për 2026 janë parashikuar 20 milionë euro, skemën e subvencioneve direkte për fermerët që është 31 milionë euro e buxhetuar për 2026 si dhe garancinë sovrane dhe rimbursimin e TVSH-së.

A.A/Shqiptarja.com