Maliq, plagosi gruan e djalin dhe nuk iu dorëzua policisë, 62-vjeçari ekzekutohet nga RENEA

12 Gusht 2023, 09:08

Ekzekutohet nga forcat RENEA 62 vjeçari Ramiz Muçollari. Policia dhe forcat RENEA munden të futen brenda banesës së 62 vjeçarit Ramiz Muçollari, në fshatin Qesarakë të Maliqit. i cili nuk pranoi të dorëzohet.

Policia kishte shkuar mbrëmjen e djeshme në banesën e 62 vjeçarit pasi kishte marrë informacion se burri kishte plagosur me mjet prerës në këmbë bashkëshorten e tij, Pëllumbesha Muçollari 58 vjeçe dhe me mjet të fortë në kokë djalin e tij, Kamber Muçollari, 27 vjeç.