Maliq, plagosi gruan e djalin dhe nuk iu dorëzua policisë, 62-vjeçari ekzekutohet nga RENEA

12 Gusht 2023, 10:39 | Përditesimi i fundit: 2023-08-12 11:26:51

Ramiz Muçollari është ekzekutuar në banesën e tij nga forcat RENEA të cilët kishin shkuar për ta arrestuar pasi mbrëmjen e djeshme kishte plagosur gruan e djalin dhe refuzonte të dorëzohej. Dje 62 vjeçari ka qenë për vizitë me familjarët në spitalin psikaitrik, por nuk është shtruar në spital, dhe në mbrëmje kur janë kthyer në banesë ka nisur konfliktin me familjarët.