Maliq, plagosi gruan e djalin dhe nuk iu dorëzua policisë, 62-vjeçari ekzekutohet nga RENEA

12 Gusht 2023, 13:40

 Ramiz Muçollari është ekzekutuar në banesën e tij nga forcat RENEA të cilët kishin shkuar për ta arrestuar pasi mbrëmjen e djeshme kishte plagosur gruan e djalin dhe refuzonte të dorëzohej.

Për më shumë se 8 orë - gjatë natës duke vijuar sot në mëngjes - banesa e 62 vjeçarit në fshatin Qesarakë të Maliqit ka qenë e rrethuar nga forcat të policisë së  Korçës dhe Maliqit dhe RENEA-s e cila kishte shkuar në ndihmë. Ndaj tyre është qëlluar disa herë me armë zjarri, mitraloz të lehtë megjithëse policia i bënte thirrje dhe negocionte për tu vetëdorëzuar.