Maliqi prodhon mbi 28 mijë ton qepë dhe 22 mijë ton patate, fermerët në krizë: Produktet shiten nën kosto, s'kemi fitime

23 Shtator 2025, 19:11 | Përditesimi: 23 Shtator 2025, 19:11

Fermerët e Maliqit kanë prodhuar rreth 28,800 ton qepë, ç’ka konsiderohet vit i mbarë bujqësor por shqetësimi kryesor i tyre është mungesa e tregjeve. Çmimi i shitjes sot është 25 lek për kg, ç’ka nuk mbulon as koston e prodhimit. Ndërsa patatja nuk është cilesore pasi u demtua nga insektet, duke shtuar edhe më shumë humbjet financiare për ta.

I.M/Shqiptarja.com