Mallakastër/ Alibeaj prezanton Kapllanajn: Kandidatura e duhur! Mesazh Berishës: S’mund ta përdorësh PD për halle personale

26 Nëntor 2022, 16:13 | Përditesimi i fundit: 2022-11-26 20:13:48

Kreu i Grupit të Partisë demokratike, Enkelejd Alibeaj ka prezantuar sot kandidaturën për bashkinë e Mallakastrës, Agron Kapllanaj. Në fjalën e tij Alibeaj tha se Kapllanaj është figura që i duhet sot Mallakastrës sepse sipas tij Kapllanaj e ka treguar veten e tij me punën që ka bërë gjatë kohës që ka pasur drejtimin e kësaj bashkie, ndërsa theksoi se nuk diferenconte as të majtë e as të djathtë.