Mallakastër, rruga e re e Bylisit mes varrezave të fshatit! Banorët në protestë: Po na dëntojnë varret e të parëve

12 Korrik 2023, 15:44

Çudirat me rrugët turistike në vend nuk kanë fund. Në Mallakastër ka nisur puna për ndërtimin e rrugës së Bylisit, e cila është projektuar të kalojë mes përmes varrezave të fshatit Hekal. Banorët kanë protestuar kundër këtij investimi që po bëhet nga Fondit Shqiptar i Zhvillimit dhe Bashkia.