Mallkimet e Cekës/ Rama: E kishte zënë tartakuti, kishte gërmuar natën te filxhani i Monës

15 Qershor 2019, 19:47

Nuk ka kaluar pa u komentuar nga kryeministri Edi Rama edhe mallkimet e ish-kreut të Aleancës Demokratike, Neritan Ceka. Mallkimeve të tij, Rama i është përgjigjur me batuta, në qendër të së cilave ka qenë kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, të cilën Rama e etiketon në daljet e tij publike si "Fallxhorja".

"E kishte zënë tartakuti Neritan Cekën, mallkonte sikur kishte gërmuar gjithë natën te filxhani i Monikës. Nga një njeri i lexuar, duket po të mos kishte flokë të bardha, dukej si xhindi nga filxhani dhe ulërinte", tha Rama.