Mamaja e Martin Canit, nxënësit 14-vjeçar që u vra pas një sherri mes të miturish më 18 nëntor në Tiranë, mori pjesë sot (18 Dhjetor) në marshimin e mbajtur nga shkolla “Fan Noli”, drejt Ministrisë së Arsimit.
Përveç qytetarëve, familjarëve, të rinjve, ishte e pranishme edhe deputetja e PD, Ina Zhupa. Mes të tjerash u kërkua edhe dorëheqja e ministres Ogerta Manastirliu, teksa u kërkuan kushte më të forta sigurie në shkolla.
Mamaja e Martinit, mbajti edhe fjalim para Ministrisë se Arsimit