Manastiri i Zvërnecit atraksion turistik në vjeshtë, të huajt: Do vijmë sërish! Shqiptarët: Duhet investim

17 Tetor 2021, 22:08

Ishulli i Zvërnecit në Vlorë, është kthyer në një atraksion mjaft të preferuar turistik edhe gjatë stinës së vjeshtës.

Këtë fundjavë të shumtë janë vizitorët vendas dhe të huaj që frekuentojnë zonën jo vetëm për natyrën, por edhe për lagunën, manastirin e Shën Mërisë dhe kishën Fjetja e Hyjlindëses.