Manastirliu: Hapja e vendit do jetë graduale në 4 faza

29 Prill 2020, 11:30

Emisioni Repolitix trajtoi temën e pandemisë ndërsa vendi ndodhet ne fazën e parë të masave lehtësuese. Në pjesën e parë ministrja e Shëndetësisë në lidhje skype foli për situatën epidemologjike duke theksuar se lehtësimi i masave do të jetë gradual dhe në 4 faza. Në pjesen e dytë u trajtua deklarata e ekspertit të OBSH-së virusi zhduket në temperaturë 24 gradë në mjedis të hapur dhe me lagështirë. Në lidhje me skype mjeku Erion Dasho dhe mjekja Driade Zace nga Roma . Në lidhjë me Skype nga Milano gazetari i Corriere Della Sera Leonard Berberi informoi rreth situatës më të fundit në shtetin fqinj. Në pjesën e tretë u tratua qasja e Suedisë pa masa shtrënguese për pandeminë në një lidhje skype me neurokirurgun Armend Agolli nga Stokholmi. Në fund u trajtua tema e rikthimit të ngjarjeve kriminale ku gazetari Arsen Rusta dha detaje rreth ngjarjes ku mbetën të vrarë dy vëllezër në Durrës.