Manastirliu: Mbi 986 mijë vaksinime! Në verë vijon fushata e vaksinimit masiv! Në vend asnjë rast me variantin Delta, po duhet kujdes maksimal

1 Korrik 2021, 11:28

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu nga Kuvendi ka folur mbi situatën e COVID në vend. Ministrja nënvizoi se deri tani janë kryer mbi 986 mijë vaksinime, ndërkohë që shtoi se mbi 400 mijë qytetarë janë plotësisht të vaksinuar. Manastirliu tha se do të vijojmë një fushatë të vaksinimit masiv gjatë muajve të verës dhe me vaksinimin në shtëpi të atyre se nuk kanë mundësi. Më tej ministrja nënvizoi se qytetarët duhet të tregohen të kujdesshëm ndaj variantit Delta për faktin se është shfaqur në vendet fqinje, por deri tani në vendin tonë nuk ka asnjë rast me këtë variant.