Manastirliu 'thumba' Bashës: Ata jashtë Parlamentit flasin për plane të llogaritura keq me lapsa dhe lapsuse

15 Tetor 2020, 15:24

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu teksa ka komentuar vendimin pë mbajtjen e maskave në çdo ambient jashtë shtëpisë, ka "thumbuar" edhe kryedemokratin Lulzim Basha, për lapsuset.

Vendosja e maskave jashtë shtëpisë është një hap drejt reduktimit të infeksioneve të virusit. Maska, higjiena dhe distanca janë tre masa për të fituar betejën, që nuk do të jetë e lehtë. Kush nuk do të shohë qartë, mund ta përdorë këtë situatë për të bërë politikë. Edhe ata jashtë këtij parlamenti vijojnë flasin për plane të llogaritura keq me lapsa dhe lapsuse apo edhe me pika e pa pika. Unë besoj se situate është serioze një virus që kërcënon jetën.

Duhet të jemi bashkë, ta shohim me racionalitet situatën. Kjo nuk është një luftë e qeverisë, por e të gjithë qytetarëve shqiptarë, të cilët duhet të vijojnë zbatimin e këtyre rregullave, që do të shmangim të gjithë ato pasoja që mund të kishte një mbyllje. Shpresoj fort që maska të vijojë të zbatohet edhe në ditët e ardhshme, pasi ne do të shohim se si do ta menaxhojmë”, deklaroi Manastirliu.