Ditën e sotme kreu i PD-së Lulzim Basha u mundua të rregullojë lapsuset që ka bërë në vijimësi, por edhe një ditë më parë  kur tha se "6 nga 4 biznese janë duke falimentuar".

Por në përpjekje për ta rregulluar bëri një tjetër gafë duke thënë 'lapse' në vend të 'lapsuseve'.

Kjo ka sjellë sërish reagimin e  kryeministrit Rama i cili përtej të qeshurave i ka thënë sërish "je njësh zemër".

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:29
‘Bëj 2 lapse në 4 vjet’, Basha i përgjigjet të qeshurave të Ramës: Fshihesh si struci pas një lapsusi

Kryetari i Partisë Demokratike, teksa po përpiqej që të rregullonte gafat e tij tha se “bëj 2 lapse në 4 vjet”, në vend që të thoshte lapsuse.

Në lidhje me ngatërresën e fundit të Bashës, Rama reagoi me të qeshura duke thënë “Je njësh”.

Ndërkohë që ka ardhur edhe reagimi i kreut të PD-së, Lulzim Basha i cili shkruan në rrjetet sociale se kryeministri fshihet si struci pas një lapsusi të tij.

Kur vjedhja galopante, keqqeverisja, ekonomia dhe shëndetësia janë sot drama e çdo shqiptari,KM fshihet si struci pas një lapsusi. Tragjike dhe me pasoja është të kesh një KM që nuk do ta t'ja dijë për 6 në 10 biznese drejt mbylljes, e 100 mijë shqiptarë që kanë humbur punën”, shkruan Basha.