Mandarinat me pesticide/ Zv.ministri Jaupllari: Asnjë kilogram te konsumatori, u morën masa! Vuksani: AKU shkeli ligjin, ku shkuan 11 tonë? Dyshoj se u konsumuan, kancerogjene!

27 Shkurt 2025, 16:12 | Përditesimi: 27 Shkurt 2025, 16:12

Skandali me 3 ngarkesat e mandarinave me peshë 21 tonë të kthyera nga Kroacia ishte në qendër të debatit dhe analizës sot (27 shkurt) në studion e “Sot, Live në Shqipëri”, në Report Tv.

Pyetjeve të moderatorit Nertil Agalliu: nëse e dinte AKU për ngarkesën, çfarë masash u morën, si u veprua, a u asgjësua produkti apo a u hodh në treg, iu përgjigjën dy të ftuarit Arjan Jaupllari, zv/ministër i Bujqësisë dhe Ana Vuksani, eksperte për sigurinë ushqimore.

Ajo që u vu në dukje ishte shkelja e procedurave nga AKU, edhe pse denoncimi ka ardhur nga vetë ky institucion, që nuk e ka ndjekur procesin deri në fund të asgjësimit të produktit, por ka dijeni vetëm për ngarkesën me 10 tonë, por jo për fatin e dy ngarkesave të tjera me 11 tonë.

r.k./Shqiptarja.com