Manifestimi në mbështetje të Ukrainës, përshëndet kreu i Bashkisë së Kievit: E vlerësojmë mbështetjen! Duam të ndalojmë këtë luftë të pakuptimtë

8 Prill 2022, 14:56

Kreu i Bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko ka përshëndetur manifestimin sot në Tiranë, në mbështetje të Ukrainës. Nëpërmjet një video, Klitschko falënderon Shqipërinë dhe shqiptarët për ndihmën e mbështetjen, duke theksuar se ata nuk do t'i harrojnë kurrë miqtë.

"Të dashur shqiptarë, e vlerësojmë dhe ju falënderojmë shumë për ndihmën dhe mbështetjen tuaj. Ne po shikojmë se kush janë miqtë e Ukrainës dhe nuk do i harrojmë kurrë. Ne duam të ndalojmë këtë luftë të pakuptimtë në Ukrainë. E çmojmë shumë mbështetjen tuaj, ju përshëndesim nga Kievi", tha ai.