Manja i përgjigjet Metës nga Korça: Shpërndarje parlamentit? Absurde ta mendosh!

18 Shkurt 2020, 13:19 | Përditesimi i fundit: 2020-02-18 15:23:35

KORÇE-Kryetari i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja i kërkon Presidentit të Republikës Ilir Meta që t'i bindet Kuvendit dhe Kushtetutës. Paralajmërimit të kreut të shtetit dje se do të kthejë ligjin për Gjykatën Kushtetuese që i heq betimin e gjyqtarëve, Manja iu përgjigj duke i thënë se nëse kthen dekretin, shumica do ta rrëzojë në Kuvend. Presidenti e cilësoi dje fyerje dhe ofenduese miratimin e ligjit që i hoqi kompetencat për betimin e Kushtetueses një ditë para se të vinte në Tiranë Komisioni i Venecias, për të cilin theksoi se do e rikthejë në parlament për rishqyrtim. Pak ditë më parë Ilir Meta u shpreh se 'Kuvendi duhet të vetë shpërndahet'. I pyetur nëse shumica i trembet një dekreti të Presidentit për shpërndarjen e parlamentit, Manja e cilësoi si absurde dhe tha se do ishte atentat ndaj kushtetutës.

Prononcimi i plotë i Ulsi Manjës nga Korça
Presidenti ka paralajmëruar se nuk do ti dekretojë ndryshimet në ligjin për gjykatën Kushtetuese në lidhje me betimin e gjyqtarëve, cfarë do të bëjë mazhoranca?
Në fakt unë jam njohur dje me deklaratën e Presidentit të Republikës dhe me erdhi keq që presidenti zgjodhi të bëjë një deklaratë të tillë në një ditë shumë të rëndësishme për shqiptarët. Dje ishte konferenca e donatoreve ku Shqipëria mori mbështetjen e miqve dhe partnerëve lidhur me fatkeqësinë natyrore të datës 26 nëntor dhe nuk me erdhi mirë që presidenti me një deklaratë të tillë në Tiranë kërkoi të eklipsonte një konferencë të jashtëzakonshme për shqiptarët dhe unë gjej rastin të falenderoj donatorët dhe kryeministrin. Për presidentin e kam të qartë përgjigjen kjo mazhorancë do të zbatojë Kushtetutën, ligjet e vendit dhe rregulloren e kuvendit. Nëse presidenti në vazhdën e shumë ligjeve që nuk i dekreton dhe ja kthen përsëri kuvendit, kuvendi do të rrezojë dekretin e presidentit.

    No videos found.