Manja përplaset me Bylykbashin tek 'Ligjet': T’ju vijë turp, PD seli dhune! Demokrati: Policia po përdor dhunë shtazarake, të hetohet i gjithë zinxhiri komandues

27 Tetor, 13:34 | Përditesimi: 27 Tetor, 13:34

Protestat dhe akuzat e opozitës për dhunë policore sollën debate edhe në Komisionin e Ligjeve, ku deputeti demokrat Oerd Bylykbashi kërkoi hetimin e të gjithë zinxhirit drejtues të Policisë së Shtetit dhe vetëshpërndarjen e Parlamentit. Deputeti socialist Ulsi Manja iu përgjigj duke e cilësuar selinë e Partisë Demokratike si një “seli dhune” dhe kërkoi që të dënohet dhuna nga të gjitha palët.

E.H/Shqiptarja.com