Maqedoni e Veriut, makina bie në lumin Lepenc, humbin jetën tre anëtarë të familjes së Pacollit! Kurti: Prekëse

18 Qershor 2023, 21:53

Pas disa orësh kërkime, njësitë speciale të policisë maqedonase dhe të drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim kanë nxjerrë nga lumi Lepenc makinën me tre trupat e pajetë të shqiptarëve të Kosovës, e cila të shtunën kishte rënë në lumë pas një aksidenti me një automjet tjetër. 3 viktimat ishin anëtarë të familjes Pacolli.