Maratona e Tiranës 2021, në garë 2500 vrapues nga 35 vende të ndryshme të botës

17 Tetor 2021, 10:13 | Përditesimi i fundit: 2021-10-17 11:48:54

Starton në Tiranë edicioni i 5-të i Maratonës së Tiranës 2021, një nga eventet më të mëdha sportiv në kryeqytet. Në këtë Maratonë  marrin pjesë 2500 vrapues, mes të cilëve 1 mijë janë nga 35 vende të ndryshme. Maratona do të ndahet në 4 kategori, e para e quajtur ‘Marathon’ do të jetë 42.1 kilometra, e dyta është “Half Marathon” me gjatësi 21 kilometra, dhe 2 garat e tjera Tirana 10K dhe We too që janë më shumë motivuese se sa konkurruese.

Maratona e Tiranës po zhvillohet pas një viti pushim për shkak të pandemisë së Covid 19, me të cilën u përball e gjithë bota. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në fjalën e tij hapëse falenderoi të gjithë pjesëmarrësit nga Shqipëria dhe e gjithë bota, ndërsa theksoi se Tirana tani është zyrtarisht e hapur .