Maratona e Tiranës, Luzia Gega zë vendin e dytë dhe flet për Report TV: Ishte emocionuese, nuk është e thëne të dalësh e para! Vitin tjetër do jem më e përgatitur

17 Tetor 2021, 12:52

Qindra vrapues kanë marrë pjesë në maratonën e Tiranës që po zhvillohet ditën e sotme, mes tyre nuk mund të mungonte edhe sportistja Luiza Gega e cila përshkoi zuri vendin e dytë dhe emocionet e garës për Report Tv.

“Maratona është diçka qe nuk bëhet shaka. Nuk shkoi siç doja të shkonte, vajza nga Ukraina më ndiqte këmba këmbës, ishte presioni shumë i madh, Mu desh të ndaloja një moment dhe u shkëputa, u mundova ta arrija, por pashë që nuk ja dilja dot. Pastaj pjesën e dytë e bëra për qejf.”, u shpreh ajo.