Marrëveshja e emigrantëve/ Tre deputetë të opozitës italiane vizitojnë Gjadrin: Qeveria Meloni po shpërdoron taksat, këtu duket si burg

9 Nëntor, 14:52

Kërkojnë takim me 6 emigrantët në kamp. Deputeti Alfonso Collucci, i “Lëvizja 5 Yjet”, hodhi akuza të forta ndaj qeverisë Meloni për shpërdorim të taksave të qytetarëve italianë me 800 mln euro, ndërsa e cilësoi kampin e Gjadrit si një burg. Ndërkohë deputetja Rachele Scarpa, e Partisë Demokratike në Itali, tha se një nga emigrantët e kthyer mbrapsht kishte pasur probleme psikike