Marrëveshja me Italinë për emigrantët, nis puna për ndërtimin e qendrës së pritjes në Portin e Shëngjinit

3 Prill, 11:28 | Përditesimi i fundit: 2024-04-03 19:43:50

Në Portin e Shëngjinit ka nisur puna për ndërtimin e qendrës për pritjen e emigrantëve, pas nënshkrimit të marrëveshjes me qeverinë italiane. Report Tv sjell pamjet nga punimet, ku siç shihet është rrethuar zona ku do ndërtohet qendra pritëse.