Marrëveshja për emigrantët, zbatimi nis në fund të muajit! Vijojnë punimet për ngritjen e qendrës pritëse në portin e Shëngjinit

8 Maj, 13:00

Marrëveshja mes Italisë dhe Shqipërisë për refugjatët pritet që të nisë zbatimin deri në fund të këtij muaji.

Punimet për ngritjen e qendrës pritëse në portin e Shëngjinit kanë avancuar me ritëm të shpejtë dhe po shkojnë drejt fundit.

Po ashtu edhe në kampin e Gjadrit po punohet me qëllim që gjithçka të jetë gati brenda këtij muaji, kur edhe pritet të vijë dhe grupi i parë i refugjatëve nga vendet e treta.