Marrëveshja për shkëmbimin e të burgosurve shqiptarë, Manja: Kostot do mbulohen nga Britania

24 Maj 2023, 13:45

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka folur për gazetarët lidhur me marrëveshjen mes qeverisë shqiptare dhe asaj të Mbretërisë së Bashkuar për transferimin e të burgosurve shqiptarë në vendin tonë. Manja tha se çdo kosto do të mbulohet nga Britania, madje edhe kostot për vuajtjen e dënimit në burgjet e Shqipërisë. Ai tha se në këtë mënyrë të burgosurit shqiptarë do të kenë mundësinë që të takohen me të afërmit, që shumë prej tyre kanë vite që nuk i kanë takuar. Ndërkohë, për ata të burgosur shqiptar që nuk do të japin pëlqimin e tyre, s’do të ketë transferim.