Marrëveshja Shqipëri-Itali për emigrantët e paligjshëm, avokati Hasani për Report Tv: Nuk dihet nëse do të funksionojë!

20 Nëntor, 12:27

Marrëveshja Itali-Shqipëri për emigrantët e paligjshëm ka ngjallur interes edhe tek vendet e tjera. Një ndër vendet duket se është edhe Britania. Lidhur me këtë temë ka folur avokati Naim Hasani, i cili ë një lidhje skype ditën e sotme nga Londra për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, ka komentuar ambiciet e qeverisë britanike për të luftuar emigracionin e paligjshëm.