Marta Kos pyetet për Ballukun: Nuk komentojmë çështje konkrete, e rëndësishme të ndiqet vendimi i gjykatës

21 Nëntor, 13:24 | Përditesimi: 21 Nëntor, 13:24

Komisionerja për Zgjerim e BE-së, Marta Kos u pyet nga gazetarët edhe për vendimin e GJKKO që pezulloi nga detyra Belinda Ballukun si zëvendës kryeministre dhe ministre. Ajo tha se nuk komenton çështje konrekte, ndërsa citoi fjalën që tha më herët Rama, se e rëndësishme është që të ndiqet vendimi i gjykatës.

“Nuk mund të komentoj çështje konkrete, por ajo që mund të them është që një sistem i pavarur gjyqësor është një nga arritjet më të mëdha të Shqipërisë në vitet e fundit, ka pasur ecuri të rëndësishme në luftën kundër korrupsionit dhe e kemi pasur si pjesë të gjetjeve tona dhe pjesë të raportit të zgjerimit. Ajo që ka ndodhur gjatë dy viteve të fundit në Shqipëri në fushën e sundimit të ligjit dhe mbrojtjes së qytetarëve dhe të sektorit të biznesit, është e paprecedentë. Nga çdo vend kandidat duam që të ketë një sistem, që me ndihmën e sistemit gjyqësor të ketë siguri ligjore që  nëse i dhunohen të drejtat, ka gjykata dhe gjykatës që kujdesen për këtë çështje. Sigurisht që raste të tilla ndodhin gjithandej por e rëndësishme është që të ndjekim vendimin e gjykatës.", tha ajo. 

r.k./Shqiptarja.com