Marta Kos: Vendet kandidate kanë mundësi të anëtarësohen në BE, vetëm kur të përmbushin kushtet! Plan për garanci nga shtetet pretendente

26 Maj, 21:32 | Përditesimi: 26 Maj, 21:32

Komisionerja Europiane për Zgjerim, Marta Kos, është shprehur se të gjitha vendet kandidate kanë mundësi të anëtarësohen në BE vetëm kur të kenë plotësuar të gjitha kushtet. Komentet Kos i bëri nga Konferenca e 8-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE në Bruksel, ku tha se BE po planifikon që vendet e reja që do të anëtarësohen në BE, do të duhet të japin disa garanci.

I.M/Shqiptarja.com