Masakra e 21 janarit, Rama dhe familjarët e viktimave homazhe në bulevard

21 Janar, 10:47 | Përditesimi: 21 Janar, 10:47

Kryeministri Edi Rama, përfaqësues të PS, familjarët e viktimave të 21 janarit dhe qindra qytetarë u bënë pjesë e homazheve për 21 janarin në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Lule u vendosën mbi pllakatat e vendosura në nder të 4 protestuesve të vrarë Ziver Veizi, Aleks Nika, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj. Shefi i qeverisë u pa gjatë homazheve në krah të Mark Nikës, xhaxhai i një prej protestuesve të vrarë, si edhe me djalin e Faik Myrtajt apo vëllezërit e Hekuran Dedës. 

A.M/Shqiptarja.com