Mbrëmjen e sotme në qendër të diskutimit në emisionin ‘Repolitix’ ishte vrasja e trefishtë në Elbasan në datë 29 dhjetor (lexo këtu). Viktima të atentatit mafioz mbetën Endrit Alibej, që ishte shënjestra së bashku me xhaxhanë e tij, Arben Dylgjeri dhe turkun Erdal Durunay, ndërsa deri tani nuk ka asnjë të arrestuar. Pista ku po hetohet është prishja e pazareve të drogës në Itali. Sonte për herë të parë në emisionin Repolitix u zbulua ekskluzivisht roli i Endrit Alibejt në trafikun e drogës në Itali në dosjen prej 237 faqesh. Gazetari i Report Tv Artan Hoxha publikoi edhe një foto të kohëve të fundit të Endrit Alibejt, pak ditë para se të ekzekutohej në Elbasan në datë 29 dhjetor të 2018.
Dosja e drejtësisë italiane për Endrit Alibejn
Operacioni i policisë italiane që çoi në arrestimin e Endrit Alibejt në 4 qershor të vitit 2013 është konsideruar si nga operacionet më të suksesshme kundër trafikut të drogës në vendin fqinj. Report Tv publikon pamjet e momentit të arrestimit në Itali në 2013. Sipas medias italiane në këtë operacion të paprecendetë kanë marrë pjesë mbi 300 agjentë dhe u arrestuan në flagrancë mbi 15 persona ndërsa u sekuestruan rreth 30 kg kokainë.
Policia italiane gjithashtu arriti të dokumentonte trafikun e drogës për të paktën 30 kg me një vlerë mbi 10 milionë euro. Ndërkohë në total policia ndërmori 31 procedime. Të shumta kanë qenë kontrollet në qendër të Astit në veri të Italisë për të çmontuar atë që policia italiane e cilësoi një kartel kriminal shqiptaresh me pjesëmarrje edhe të shtetasve italianë. Operazioni “cocash” ka zgjatur përreth 2 vjet nga gushti i vitit 2011 deri në qershor 2013 dhe është shtrirë krahas veriut të Italisë edhe në Holandë. Në deklaratën e tij drejtuesi i operacionit të policisë italiane theksoi se vështirësia lidhej me faktin se në kërkim ishin persona me lëvizshmëri të madhe të cilët përdornin disa emra dhe nofka.
Masakra e Elbasanit, kush ishte Endrit Alibej / Pjesa e parë
-
Kemi shumë FAJE me emigrantët, Krashi: Nuk ka SHANS të mohohet vota e tyre
December 19, 2024 at 12:37 AM -
Skenari GREK, Mitsotakis kërkon VETËVENDOSJE për pakicat greke në Shqipëri. DEBATE të forta
December 18, 2024 at 11:50 PM -
ATENTAT në Vlorë/ Në gjendje të rëndë kushëriri i Inez Hajrullas, plagoset një kalimtar | DETAJET
December 18, 2024 at 11:20 PM -
Plani mes PS e PD për votën e EMIGRANTËVE, ja kur bashkohen Gjiknuri e Kaso
December 18, 2024 at 11:02 PM -
Nëse të PROPOZON Rama si KANDIDAT, çfarë do bësh?! Daci: Do e konsideroja vlerësim
December 18, 2024 at 10:59 PM -
Cfarë FSHIHET te FORMULARI që shpërndahet në administratë për VOTËN e emigrantëve. Flet Kthupi
December 18, 2024 at 10:56 PM -
BURG kush fut duart te KUTITË e votimit. Zbardhen ndryshimet në ligj, ja DETAJET
December 18, 2024 at 10:52 PM -
A do votojnë EMIGRANTËT në 11 maj 2025?! DEBATE në studio, deputeti i PS përplaset me gazetaren
December 18, 2024 at 10:50 PM -
Mos më OFENDO/ Deputeti i PS KAPET me gazetaren. Konomi: S’keni lexuar apo kuptuar aktet e KQZ
December 18, 2024 at 10:50 PM -
Emigrantët ikën nga SHQIPËRIA, sepse kishin PAMUNDËSI në vend! Soko: Vota e tyre për NDRYSHIM
December 18, 2024 at 10:50 PM -
Gazetarja ZBULON: PS pret 200 MIJË vota nga emigrantët, ja parashikimet e PD
December 18, 2024 at 10:34 PM -
LAJMI FUNDIT/ ATENTAT në VLORË, plagosen 2 PERSONA. Autorët djegin makinën në autostradë
December 18, 2024 at 10:29 PM